Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi: 12 terroristë të neutralizuar

Në operacionet që janë kryer javën e fundit në kuadër të sigurisë së brendshme të vendit janë neutralizuar 12 terroristë, njëri i ashtuquajtur kuadër i lartë.

Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi: 12 terroristë të neutralizuar

Përmes një komunikate të shkruar Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ndërmjet datave 17-24 dhjetor janë zhvilluar gjithsej 2 mijë e 442 operacione.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar gjendet edhe Adnan Sav, i cili bënte pjesë në kategorinë me ngjyrë gri të personave të kërkuar.

Gjithashtu në këto operacione janë vënë në pranga edhe 192 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste separatiste PKK, 450 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, 17 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe 15 persona të tjerë si të dyshuar për lidhje me organizatat majtiste.

Nga ana tjetër nuk lejohen ‘të ngrenë kokë’ as ata që bëjnë propagandë terroriste përmes medias sociale. Gjatë javës së fundit janë analizuar 302 llogari të medias sociale dhe kanë filluar proceduarat ligjore për 270 shtetas.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme njofton vazhdimin e operacionit kundër terroristëve që janë fshehur në një shpellë, në nënprefekturën Ovaxhëk (Ovacık) të Tunxhelisë (Tunceli).

 


Lajme të ngjashme