Turqia mesazh ngushëllimi për viktimat e cunamit në Indonezi

Ankaraja zyrtare i ka përcjellë Indonezisë ngushëllimet e sinqerta të popullit dhe shtetit turk për viktimat e cunamit në ngushticën “Sunda”...

Turqia mesazh ngushëllimi për viktimat e cunamit në Indonezi
türkiye dışileri bakanlığı.jpg
endonezya tsunami.jpg
endonezya tsunami1.jpg
endonezya tsunami.jpg
endonezya tsunami2.jpg

Ankaraja zyrtare i ka përcjellë Indonezisë ngushëllimet e sinqerta të popullit dhe shtetit turk për viktimat e cunamit në ngushticën “Sunda”.

“Ne morëm me trishtim të madh lajmin për humbjen tragjike të jetëve nga fatkeqësia e cunamit që goditi zonën e ngushticës ‘Sunda’ në Indonezi, më 22 dhjetor 2018. Lutemi që mëshira e Allahut të jetë mbi ata që humbën jetën, u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim ngushëllimet tona për popullin vëllazëror të Indonezisë”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) në Indonezi bëri të ditur se 222 persona kanë gjetur vdekjen dhe 843 të tjerë janë plagosur për shkak të cunamit në ngushticën “Sunda”, mes ishujve Sumatra dhe Java.

Zyrtarët e BNPB-së thanë gjithashtu se cunami mund të ketë ardhur si pasojë e një rritjeje jonormale të baticës për shkak të hënës së re dhe një rrëshqitjeje nënujore pas shpërthimit të vullkanit “Anak Krakatau” (Fëmija i Krakataut).



Lajme të ngjashme