Operacione ajrore të ushtrisë turke në veri të Irakut, neutralizohen 6 terroristë

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar të dielën 6 terroristë në përgatitje për të sulmuar bazat kufitare turke pranë veriut të Irakut...

Operacione ajrore të ushtrisë turke në veri të Irakut, neutralizohen 6 terroristë

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar të dielën 6 terroristë në përgatitje për të sulmuar bazat kufitare turke pranë veriut të Irakut.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ushtria turke ka realizuar dy operacione ajrore në veri të Irakut, përkatësisht në zonat malore Kandil dhe Hakurk.

“Operacionet ajrore kanë rezultuar me neutralizimin e 6 terroristëve të armatosur në përgatitje për të sulmuar bazat kufitare turke pranë veriut të Irakut, si dhe me asgjësimin e disa shpellave, vendstrehimeve dhe depove të armëve të organizatës separatiste terroriste PKK”, thuhet në postimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.



Lajme të ngjashme