Erdogan: Netanyahu, ti je zëri i tiranëve dhe bën terror shtetëror

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të dielën se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ushtron terror shtetëror...

1112099
Erdogan: Netanyahu, ti je zëri i tiranëve dhe bën terror shtetëror

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të dielën se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ushtron terror shtetëror.

Duke folur në ceremoninë e përurimit të disa projekteve në lagjen “Arnavutkoy” të Stambollit, kreu i shtetit turk iu drejtua shefit të qeverisë izraelite me këto fjalë: “Netanyahu, trokite në derë të gabuar. Erdogani është zëri i të shtypurve, ndërsa ti je zëri i tiranëve, ti bën terror shtetëror. Izraeli s’ka të drejtë të akuzojë askënd pa dhënë llogari për mëkatet e veta, krimet kundër njerizimit, masakrat dhe shkatërrimet e veta.”

Kjo përgjigje e Presidentit Erdogan erdhi pasi Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e sulmoi atë për operacionet antiterroriste të Turqisë dhe çështjen e Qipros, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ditën e shtunë.



Lajme të ngjashme