Ankaraja: Netanyahu përsëri shumë i shqetësuar nga të vërtetat e paraqitura nga Presidenti Erdogan

Ankaraja ka reaguar të dielën ndaj kritikave të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në adresë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK...

ibrahim kalin.jpg
ÖMER ÇELİK.jpg

Ankaraja ka reaguar të dielën ndaj kritikave të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në adresë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, i është përgjigjur shefit të qeverisë izraelite përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku ai shkroi se Netanyahu duket përsëri shumë i shqetësuar nga të vërtetat e paraqitura nga Presidenti Erdogan.

“Netanyahu, i cili e ka punën pisk me hetimet në vendin e tij, po orvatet të zhvendosë vëmendjen, por më kot. Ata s’mund të fshehin në asnjë mënyrë politikat okupatore dhe shtypëse të Izraelit, s’mund t’ia mbyllin gojën presidentit tonë”, u shpreh Kalin.

Zëdhënësi i bashkëngjiti postimit të tij në “Twitter” edhe statusin e Netanyahut, ku ai shkruante se “Erdogani – pushtuesi i Qipros së Veriut, ushtria e të cilit masakron gra dhe fëmijë në fshatrat kurde brenda e jashtë Turqisë – nuk duhet t’i japë leksione Izraelit”.

Një reagim ndaj kryeministrit izraelit ka ardhur edhe nga zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik.

“Është domethënëse që operacionet e ushtrisë dhe forcave turke të sigurisë kundër objektivave të PKK-së shqetësojnë Netanyahun.

Ai qenka shqetësuar shumë nga paralajmërimet e presidentit tonë në emër të njerëzimit, në emër të njerëzve të shtypur. Netanyahu do të vazhdojë të shqetësohet, sepse të vërtetat nuk do të heshtin. Të mos harrojë që presidenti ynë do të vijojë me çdo frazë të tijën të jetë shpresë për të shtypurit dhe shqetësim për tiranët.

I akuzuar për korrupsion dhe mashtrim në vendin e tij, Benjamin Netanyahu po tenton të manipulojë opinionin publik ndërkombëtar. Benjamin Netanyahut i duket se mund të fshehë/mbulojë realitetin duke sulmuar presidentin dhe ushtrinë tonë”, shkroi Omer Çelik në rrjetin social “Twitter”.



Lajme të ngjashme