Kurdët sirianë nuk e duan YPG/PKK-në

Familjet e kurdëve sirianë të strehuar në Turqi presin që trojet e tyre të spastrohen nga terroristët.

Kurdët sirianë nuk e duan YPG/PKK-në

Familjet e kurdëve sirianë, të cilat u arratisën nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe dhunës së organizatës separatiste terroriste YPG/PKK e që u strehuan në nënprefekturën Ceylanpinar të Sanliurfas, presin që trojet e tyre të spastrohen nga terroristët.

Një numër i madh i familjeve kurde të Sirisë që u detyruan të largohen pas pushtimit të rajonit Resulayn nga ana e YPG/PKK-së në vitin 2012, vazhdon jetën e tyre në rrethin fqinj Ceylanpinar.

Viktimat e terrorit jetuan emocione të mëdha pas deklaratës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan për fillimin e operacioneve në lindje të lumit Eufrat dhe janë duke i monitoruar nga afër zhvillimet.

 

Abdo Ibrahim, një kurd sirianë, në prononcimin e tij për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) tha se “Pasi YPG-ja pushtoi rajonin ne kuptuam që ata janë mizorë. Mbledhin haraç prej të gjithëve, ndërsa prej atyre që nuk kishin para i merrnin vendet e punës, të rinjtë i marrin me dhunë nën armë. Jemi në gjendje të mjerueshme. Nuk mund ta shpjegojë dhunë e tyre me fjalë, i marrin në pyetje të gjithë që kalojnë andej”.

Ndërkaq Sellum Mezin shprehu dëshirën e madhe që Turqia të ndërmarrë një operacion ushtarak në lindje të Eufratit dhe se shpreson që në saje të këtij operacioni do të kthehet në shtëpinë e tij.

Mezin tha se me vite janë duke pritur që terroristët të largohen nga kjo zonë dhe vijoi me këto fjalë: “Ne duam që organizata terroriste të largohet nga aty sepse ajo nuk na përfaqëson neve. Ne jemi kurdë, por ata ushtruan dhunë edhe ndaj neve. Shumica e familjeve kurde u larguan për shkak tyre, ndërkaq disa nga të afërmit tanë u mbytën në det gjatë përpjekjeve për të kaluar në Evropë. Të gjitha këto ndodhën për shkak tyre. Të gjithë janë shumë të frikësuar prej tyre, sepse ata nuk kanë mëshirë. Të gjithë u bezdisën pa dallim kurdë a arabë. Ata na i plaçkitën shtëpitë, prandaj nuk i duam”.

Edhe Halid Rahmo tha se “Pas pushtimit të rajonit ata thanë se do ti marrin nën armë të gjithë pa dallim burra e gra. Për këtë arsye u arratisëm. Kemi hapur bizneset tona dhe po jetojmë këtu. Disa hapa më tutje ndodhet vendlindja jonë, por ne nuk mund të shkojmë. Në dhashë Zoti që Turqia të ndërmarrë një operacion dhe ti çlirojë trojet tona prej tyre. Nëse ndodhë diçka e tillë asnjë nuk mbetet këtu, të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre”.



Lajme të ngjashme