Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ministri Akar mori pjesë në ceremoninë e festimit të Ditës Kombëtare të Katarit

Në kuadër të vizitës zyrtare ministri Akar u prit në aeroportin e kryeqytetit Doha nga ana e komandantit të Forcave Ajrore të Katarit, gjeneralmajori Mubarek Muhammed Al-Kuvait Al-Khayarin, ambasadori i Turqisë në Doha, Fikret Ozer dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri Akar mori pjesë në ceremoninë e festimit të Ditës Kombëtare të Katarit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar mori pjesë në ceremoninë e festimit të Ditës Kombëtare të Katarit që u organizua me mikpritjen e Sheik Tamim Bin Hamad Al-Thani.

Në kuadër të vizitës zyrtare ministri Akar u prit në aeroportin e kryeqytetit Doha nga ana e komandantit të Forcave Ajrore të Katarit, gjeneralmajori Mubarek Muhammed Al-Kuvait Al-Khayarin, ambasadori i Turqisë në Doha, Fikret Ozer dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ministri Akar këtu u prit me ceremoni ushtarake, ndërsa më pas kaloi në sheshin e ceremonisë Corniche që ndodhet në plazhin e Dohas, ku u mbajt ceremonia e festimit të Ditës Kombëtare.

Ceremonia filloi me mbërritjen e Sheik Tamim Bin Hamad Al-Thani në shesh.

Festimet filluan me parakalimin mbi shesh të avionëve të komandës së Forcave Ajrore të Katarit, ndërkaq vazhduan me parakalimin e trupave tokësore dhe detare.

Ndërkohë që autoblindat dhe sistemet e armëve që Forcat e Armatosura të Katarit blenë nga kompanitë e industrisë së mbrojtjes turke morën pjesë në këtë ceremoni edhe banda muzikore Mehteran e Forcave të Armatosura Turke gjithashtu mori pjesë në këtë parakalim.

 


Lajme të ngjashme