Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Amerika miraton shitjen e sistemeve "Patriot" për Turqinë

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e sistemeve ajrore dhe mbrojtjes ndaj raketave, Patriot me vlerë 3,5 miliardë dollarë për Turqinë.

Amerika miraton shitjen e sistemeve "Patriot" për Turqinë

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e sistemeve ajrore dhe kundërajrore, Patriot me vlerë 3,5 miliardë dollarë për Turqinë.

Agjencia për Mbrojtje, Siguri dhe Bashkëpunim (DSCA), që varet nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) bëri një deklaratë në lidhje me shitjen e sistemeve në fjalë.

“Departamenti i Shtetit vendosi të miratojë shitjen e 80 Raketave Patriot me Telekomandim të Përmirësuar, MIM-104E, 60 raketave me aftësi të avancuar, Patriot-3 (PAC-3) dhe pajisjeve të tjera në lidhje me këto raketa, të cilat parashikohet të kenë një vlerë prej 3,5 miliardë dollarësh. DSCA-ja informoi sot Kongresin në lidhje me këtë shitje” shkruhet në deklaratën e Agjencia për Mbrojtje, Siguri dhe Bashkëpunim.    

Gjithashtu bëhet e ditur se në paketën e sistemeve të mbrojtjes në fjalë krahas 4 grupeve të radarëve AN/MQP-65, 4 sistemeve të kontrolli (për tu kyçur në objektivë), 10 grupeve të shtyllave të antenës, 20 stacioneve të lançimit M903 dhe 5 centraleve elektrike, bëjnë pjesë edhe pajisjet e komunikimit, pajisjet e testimit, dhe pajisjet e tjera të mbështetjes.

Miratimi i shitjes së sistemeve Patriot do ti japë një elasticitetet të rëndësishëm kapacitetit të mbrojtjes ajrore të Turqisë – thuhet në deklaratë, ku zë vend edhe shprehja: “Një Turqi e sigurt, që zotëron aftësinë e shkurajimit të kërcënimeve ajrore dhe raketore si dhe sulmeve të tjera (ndaj vendit), do të sigurojë paqe dhe stabilitet në NATO dhe kontinentin e Evropës”.

Ndërsa një prej zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit u shpreh duke thënë: “Turqia do të përdorë sistemet Patriot për të zhvilluar aftësinë e mbrojtjes ajrore dhe raketore, për të mbrojtur tërësinë e saj territoriale dhe për të eliminuar kërcënimet rajonale. Shitja e sugjeruar do të rrisë aftësinë e ushtrisë turke për t’u mbrojtur nga sulmet armiqësore dhe për të mbrojtur  aleatët e NATO-s, që gjenden në kufijtë e Turqisë”.  



Lajme të ngjashme