Vazhdojnë bisedimet për krijimin e Komitetit të Kushtetutës së Sirisë me 150 anëtarë

Ministrat e Punëve të Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit u takuan sot në Gjenevë të Zvicrës për të shqyrtuar çështjen e Komitetit të Kushtetutës së Sirisë, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhjen politike të krizës në këtë vend.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Cevad Zarif.

Përpara mbledhjes, në konferencën për shtyp, Zarif tha se kanë shpresa për arritjen e një rezultati pozitiv.  

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, pas mbledhjes, dha një drekë pune për ministrat dhe delegacionet shoqëruese.

Bëhet e ditur se katërshja në fjalë është afër një konsensusi.

Pritet që sot De Mistura dhe vendeve garantuese të shpallin Komitetin e Kushtetutës.

Lajme të ngjashme