Soylu: Pa Turqinë, askush nuk ndërton dot skenarë në rajon

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) tha se nuk do të lejojnë askënd që të ndërtojë skenarë në rajonin ku ndodhet Turqia.

1108433
Soylu: Pa Turqinë, askush nuk ndërton dot skenarë në rajon

Në fjalën që mbajti në emër të Qeverisë gjatë diskutimeve në Kuvend (TBMM) lidhur me buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2019 ministri Sojllu foli për përpjekjet antiterroriste të Turqisë përtej kufirit.

Vitin e kaluar ne realizuam kundër terroristëve në veri të Sirisë operacionin ‘Mburoja e Eufratit’, kurse këtë vit realizuam operacionin ‘Dega e Ullirit’,- theksoi Sojllu dhe e vijoi fjalën e tij kështu: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dolën kundër këtyre operacioneve. ShBA-ja mendoi se do të na frikësonte me terroristët që ushqente. Amerika u përpoq të bënte një rrethim ndërkombëtar kundër nesh, por falë Zotit Turqia e kapërceu këtë”.

ShBA-ja tentoi ta rrethojë Turqinë në veri të Irakut dhe në rajonin Afrin të Sirisë, kurse tani ajo do të përpiqet të na rrethojë edhe në lindje të Lumit Eufrat. Turqia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”,- u shpreh Sojllu dhe theksoi se “Pa Turqinë, askush nuk do të mund të ndërtojë skenarë në këtë hapësirë gjeografike”.



Lajme të ngjashme