Çavusoglu takon homologët e tij iranian dhe kataras

Gjatë vizitës së tij në Katar, ku do të marr pjesë në Forumin e 18-të të Dohas në Katar, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu pati takime të ndara dypalëshe me homologët e tij të Katarit dhe Somalisë.

1107813
Çavusoglu takon homologët e tij iranian dhe kataras

Gjatë vizitës së tij në Katar, ku do të marr pjesë në Forumin e 18-të të Dohas, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu pati takime të ndara dypalëshe me homologët e tij të Katarit, Sheik Muhammed Bin Abdurrahman Al-Thani dhe të Somalisë, Hasan Ali Hajri.

Ministri Çavusoglu në kuadër të punimeve të Forumit të 18-të të Dohas realizoi edhe kontakte diplomatike.

Çavusoglu mori pjesë në drekën e organizuar nga Forumi i Dohas dhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave me temë “Stabiliteti i Linjave Rajonale në Lindjen e Mesme dhe Gjirin”.

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Muhammed Bin Abdurrahman Al-Thani dhe Ministri i Jashtëm iranian Xhevat Zarif gjithashtu morën pjesë në drekën e punës.

Çavusoglu gjithashtu pati takime të ndara dypalëshe edhe me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Hasan Ali Hajri dhe homologun e tij kataras Al-Thani.

 


Lajme të ngjashme