Erdoan: Terroristët do i groposim në hendekët që kanë hapur vetë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të vazhdojë të luftojë pa pushuar kundër organizatave terroriste.

Erdoan: Terroristët do i groposim në hendekët që kanë hapur vetë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të vazhdojë të luftojë pa pushuar kundër organizatave terroriste.

Erdoani iu drejtua popullit në ceremoninë e inaugurimeve kolektive në Denizli.

Në fjalimin e tij, Erdoan u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër terrorit. “Hymë në Sixhar, Karaçok (Irak). Avionët tanë i hapën varrin terroristëve të PKK-së atje. Ato gropa që kanë hapur, do t’ua bëjmë varr. Ne thamë se do vijmë një natë papritur dhe e bëmë këtë” tha presidenti turk.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë të luftojë pa pushuar kundër organizatave terroriste si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në fjalimin e tij, Erdoan u shpreh edhe në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra në mënyrë të tmerrshme në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Gjyqësori turk, njësitë tona të sigurisë dhe shërbimit informativ, me një punë të kujdesshme, nxorën në shesh krimin, tha Presidenti Erdoan dhe shtoi: “Në orët kur kriminelët ikën nga vendi ynë, ne nuk e dinim se çfarë kishte ndodhur. Nëse ne nuk do ta kishim ndjekur me kujdes këtë çështje, të vërtetat nuk do të kishin dalë në shesh. Ne jemi duke ndjekur ende këtë çështje”.  

 


Lajme të ngjashme