Turqia shpreh kënaqësinë dhe nënvizon mbështetjen për negociatat e Jemenit

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se sigurimi i përparimit në këshillimet e zhvilluara nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara në Suedi ndërmjet palëve jemenase është pritur me kënaqësi.

1106753
Turqia shpreh kënaqësinë dhe nënvizon mbështetjen për negociatat e Jemenit

Turqia shprehu kënaqësinë për përparimin e siguruar nga palët në bisedimet për Jemenin, të zhvilluara nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara në Suedi dhe bëri të ditur se mbështet këto bisedime.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se sigurimi i përparimit në këshillimet e zhvilluara nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara në Suedi ndërmjet palëve jemenase gjatë datave 6-13 dhjetor 2018, është pritur me kënaqësi nga Turqia.

Konsensusi i palëve për të hedhur hapa për përmirësimin e gjendjes në Hudeyde dhe Taiz është shumë i rëndësishëm theksohet në deklaratë dhe shpjegohet gjithashtu se krahas dakordimit për të vënë në zbatim kalendarin e shkëmbimit të të burgosurve, që i intereson mijëra njerëzve dhe familjeve të tyre, është e rëndësishme edhe angazhimi për të vazhduar bisedimet në kuadër të negociatave për zgjidhjen politike.  

“Pritshmëria jonë themelore është zgjidhja sa më parë e krizës në Jemen dhe dhënia fund e mundimit të vëllezërve tanë në Jemen, ku ¾ e popullsisë është e varur nga ndihmat njerëzore. Si kryesuese e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin në Jemen” shkruhej në deklaratë.

Prej një kohe të gjatë, në Jemen mbizotëron destabiliteti politik dhe përjetohen përleshje ndërmjet Huthive dhe forcave të udhëheqjes legjitime të vendit.

Huthitë, që nga shtatori i vitit 2014 e deri më sot, mbajnë në duar kontrollin e kryeqytetit Sana dhe disa rajoneve të tjera, kurse forcat e koalicionit nën pararojën e Arabisë Saudite, që nga marsi i vitit 2015 e deri më sot vazhdojnë të mbështesin qeverinë jemenase kundër Huthive.     

Për t’i dhënë fund përleshjeve në vend dhe për të gjetur një zgjidhje politike, janë zhvilluar negociata me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe ka pasur dialog ndërmjet palëve jemenase. Pas bisedimeve të zhvilluara në vitin 2015 në qytetet Biel dhe Gjenevë të Zvicrës dhe turin e tretë në vitin 2016 në Kuvajt, dialogu u pezullua.  

Pas një periudhe kohore prej dy vitesh, mbledhja konsultative me temë Jemenin, që planifikohej të zhvillohej në 6 shtator në Gjenevë, dështoi për shkak të mos arritjes së përfshirjes së Huthive në këto mbledhje.  

Së fundmi, në negociatën e re të filluar në  Suedi në 6 dhjetor, u negociua lirimi i të burgosurve, ndalja e përleshjeve në qytetin Hudeyde, Banka Qendrore, rrethimi në qytetin Taiz, lejimi i dërgimit të ndihmave njerëzore për njerëzit e dëmtuar në përleshje, si dhe u qëndrua mbi 6 tema kryesore duke filluar nga çështja e Aeroportit të Sana-s.

 


Lajme të ngjashme