Çavusoglu në Baku: Turqia dhe Azerbajxhani mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin

Turqia, në lidhje me problemin e Karabakut dhe tërësisë territoriale të Azerbajxhanit ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetjen më të fuqishme të saj.

Çavusoglu në Baku: Turqia dhe Azerbajxhani mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u prit në takim nga Ilham Aliyev, Presidenti i Azerbajxhanit, ku ka shkuar për të marrë pjesë në Mbledhjen e 39-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (KEI).

Ilham Aliyev, në takimin e zhvilluar në rezidencën e presidencës, tha se Azerbajxhani dhe Turqia zotërojnë marrëdhënie shumë të mira miqësie dhe të dyja vendet mbështesin gjithmonë njëra-tjetrën.

Aliyev nënvizoi gjithashtu se edhe në procesin e zgjidhjes së problemit të Karabakut Malor, Turqia mbështet qëndrimin e drejtë të Azerbajxhanit.

Edhe Ministri Çavushollu falënderoi Aliyevin për ngushëllimet e bëra në lidhje me viktimat që humbën jetën dje në aksidentin hekurudhor në Ankara.

“Si lideri i vendit vëlla, Azerbajxhanit ju keni qenë dhe vazhdoni të jeni gjithmonë pranë nesh në ditë të mira dhe të këqija. Edhe Turqia është gjithmonë pranë jush” tha Çavushollu.  

Ai tha se Azerbajxhani ka bërë një kryesim të suksesshëm të radhës së organizatës dhe theksoi se Azerbajxhani ka përmbushur në mënyrën më të mirë të gjitha përgjegjësitë që ka sipërmarrë, ka kryer me sukses të gjitha mbledhjet që ka mirëpritur.  

Çavushollu bëri të ditur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në mënyrë të shkëlqyer dhe shtoi: “Udhëheqja që keni treguar së bashku me presidentin tonë, Erdoan, miqësia e sinqertë, vëllazëria dhe falë direktivave që na keni dhënë, kemi vënë në jetë projekte të rëndësishme, por kemi gjithashtu shumë për të bërë”.

Ai tha se Turqia, në lidhje me problemin e Karabakut dhe tërësisë territoriale të Azerbajxhanit ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetjen më të fuqishme të saj.

 


Lajme të ngjashme