Akar: Operacioni në veri të Irakut mision i kryer, vazhdojmë me seriozitet

Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën mbrëmjen e së enjtes një operacion ajror në veri të Irakut duke përdorur mbi 20 avionë dhe disa mjete ajrore pa pilot, si rezultat i së cilit janë shkatërruar më shumë 30 objektiva terroriste...

akar k.irak harekat.jpg
akar k.irak harekat1.jpg

Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën mbrëmjen e së enjtes një operacion ajror në veri të Irakut duke përdorur mbi 20 avionë dhe disa mjete ajrore pa pilot, si rezultat i së cilit janë shkatërruar më shumë 30 objektiva terroriste.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë bëri me dije se zona e malit Karaxhak është goditur për herë të parë nga ushtria turke.

Objektivat terroriste në rajonin ku është zhvilluar operacioni, janë përcaktuar në koordinim me njësitë e inteligjencës duke treguar kujdes maksimal për sigurinë e civilëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe komandantët e tjerë të Forcave të Armatosura të Turqisë e ndoqën operacionin ndaj objektivave në veri të Irakut nga Qendra Operacionale e Forcave Ajrore.

“Ky mision është kryer, përgatitjet tona për misionet e ardhshme do t’i realizojmë me të njëjtin seriozitet dhe sinqeritet”, u shpreh ai.

Siç njoftojnë burimet nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, gjatë operacionit janë neutralizuar gjithashtu shumë terroristë.

Operacioni kundër zonave përreth Sinxharit dhe malit Karaxhak, të cilat përdoren si baza nga organizatat separatiste terroriste PKK/KCK/PYD/YPG, spikat jo vetëm me mesazhin që përcjell, por edhe me fazat e planifikimit dhe ekzekutimit të tij.

Turqia shpalosi edhe një tjetër herë kujdesin e treguar gjatë fazave përgatitore të këtij operacioni, i cilësuar dhe realizuar si blic, për të mos dëmtuar asnjë objektivë civile.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë theksoi se operacioni u ndërmor për mënjanimin e sulmeve terroriste ndaj popullatës dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me Nenin 51 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.



Lajme të ngjashme