Themelohet zyrtarisht Agjencia Hapësinore e Turqisë

Një dekret presidencial u botua të enjten në Fletoren Zyrtare të Republikës së Turqisë duke njoftuar themelimin e agjencisë hapësinore të vendit...

1106465
Themelohet zyrtarisht Agjencia Hapësinore e Turqisë

Një dekret presidencial u botua të enjten në Fletoren Zyrtare të Republikës së Turqisë duke njoftuar themelimin e agjencisë hapësinore të vendit.

Agjencia Hapësinore e Turqisë do të përgatisë dhe zbatojë Programin Kombëtar Hapësinor në përputhje me politikat e përcaktuara nga Presidenti i Turqisë, sipas dekretit.

Ky institucion do të ketë autonomi financiare dhe administrative, si dhe një buxhet të posaçëm.

Në gusht, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, njoftoi se një agjenci hapësinore turke do të themelohej këtë vit, siç ishte përcaktuar në planin e veprimit 100-ditor të Turqisë.

“Puna për të formuar agjencinë turke të hapësirës do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”, pati thënë Varank në një deklaratë.

Ministri pati shtuar se agjencia e re do të hapë rrugën për krijimin e një industrie indigjene konkurruese duke realizuar ëndrrën 20-vjeçare të Turqisë.

“Ne jemi duke formuar agjencinë turke të hapësirës për të forcuar industrinë tonë të aeronautike dhe hapësinore, për të përmirësuar infrastrukturën shkencore dhe burimet njerëzore në fushën e teknologjisë hapësinore dhe për të rritur më tej kapacitetet dhe aftësitë tona. Agjencia gjithashtu do të ndjekë bashkëpunimin shumëpalësh dhe dypalësh me homologët e saj ndërkombëtarë duke mbrojtur të drejtat e Turqisë në Kombet e Bashkuara, qe shprehur Varank.



Lajme të ngjashme