Qeveria turke, mesazhe ngushëllimi për familjet e viktimave të aksidentit hekurudhor në Ankara

Ministrat Abdulhamit Gul dhe Mehmet Nuri Ersoy kanë publikuar mesazhe ngushëllimi për familjet e viktimave të aksidentit hekurudhor në Ankara...

1106140
Qeveria turke, mesazhe ngushëllimi për familjet e viktimave të aksidentit hekurudhor në Ankara

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, ka publikuar një mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit hekurudhor si pasojë e përplasjes së trenit të shpejtësisë së lartë të linjës Ankara-Konya, me një tren pilot që po realizonte kontrollin e hekurudhës mbi të njëjtët binarë.

“Lus mëshirën e Allahut për qytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi në Ankara. Ngushëllime e durim për familjet dhe të afërmit e tyre. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, ka shkruar ministri Gul në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Një mesazh shumë të ngjashëm ka publikuar nga i njëjti rrjet social edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

“Allahu i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin hekurudhor në Ankara. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, është shprehur ministri Ersoy në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme