Aksident hekurudhor në Ankara, të paktën 9 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Të paktën 9 të vdekur, 3 prej të cilëve makinistë, si dhe mbi 40 të plagosur është bilanci paraprak i një aksidenti hekurudhor në linjën e trenit të shpejtësisë së lartë në kryeqytetin Ankara të Turqisë...

Aksident hekurudhor në Ankara, të paktën 9 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Të paktën 9 të vdekur, 3 prej të cilëve makinistë, si dhe mbi 40 të plagosur është bilanci paraprak i një aksidenti hekurudhor në linjën e trenit të shpejtësisë së lartë në kryeqytetin Ankara të Turqisë.

Prefekti i Ankarasë, Vasip Sahin, bëri me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së trenit të shpejtësisë së lartë që udhëtonte drejt provincës qendrore të Konyas, me një tren pilot që po realizonte kontrollin e hekurudhës mbi të njëjtët binarë.

“Skuadrat tona po vazhdojnë ende aktivitetet e shpëtimit. Shpresojmë që të mos ketë më shumë viktima”, deklaroi prefekti Sahin.

Ai shtoi se informacione më të detajuara mbi shkakun e aksidentit do të jepen pasi të kryhen inspektimet teknike.

Ndërkaq, Prokuroria e Ankarasë ka nisur tashmë një hetim të gjithanshëm në lidhje me aksidentin.



Lajme të ngjashme