Akar reagon ndaj Amerikës: Turqia nuk lejon krijimin e korridorit terrorist

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se as që nuk mund të bëhet fjalë për të mbyllur sytë përpara një korridori terrorist në jug të Turqisë.

1105836

Ministri Akar mori pjesë dhe bëri vlerësime në recepsionin e Ditës së Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, organizuar me mirëpritjen e ambasadorit të Bosnjës në Ankara, Bakir Sadoviç.

Hulusi Akar tha se është e papranueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të trajnojnë anëtarët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë krijimin e një korridori terrori në jug të Turqisë.

“As që nuk bëhet fjalë të lejojmë dhe tolerojmë krijimin, në asnjë lloj mënyre, të korridorit të terrorit në jug të Turqisë, përfshi lindjen e Lumit Eufrat” tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.   

Lajme të ngjashme