Përcaktohen fituesit e Çmimit të Madh të Presidencës për Kulturë dhe Art

Mbledhja e Bordit të Politikave të Kulturës dhe Artit u mbajt nën kryesimin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan në Pallatin Çankaya.

1104699
Përcaktohen fituesit e Çmimit të Madh të Presidencës për Kulturë dhe Art

Bordi i Politikave të Kulturës dhe Artit, i kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, përcaktoi fituesit e Çmimit të Madh të Presidencës për Kulturë dhe Art.

Mbledhja e Bordit të Politikave të Kulturës dhe Artit u mbajt nën kryesimin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan në Pallatin Çankaya.  

Bordi gjatë mbledhjes së kryesuar nga Presidenti Erdogan përcaktoi edhe emrat e fituesve të Çmimit të Madh të Presidencës për Kulturë dhe Art për këtë vit.

Të denjë për këtë çmim për këtë vit u panë Mehmet İpşirli në fushën e historisë dhe shkencat shoqërore, Türker İnanoğlu në fushën e kinemasë, Erol Sayan në fushën e muzikës dhe İzzet Keribar në fushën e artit/fotografisë.

Ndërkaq “Çmimin e Devotshmërisë” për këtë vit Bordi i Politikave të Kulturës dhe Artit vendosi ti ndajë shkrimtarit të ndjerë, autorit të himnit kombëtar, Mehmet Akif Ersoy.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet më 19 dhjetor në Kompleksin Presidencial në Ankara.



Lajme të ngjashme