Erdogan: Industria jonë e mbrojtjes do të plotësojë të gjitha nevojat strategjike

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se helikopteri me qëllime të përgjithshme, i prodhuar me mundësi vendore dhe kombëtare do të quhet “Gokbey”.

1105737
Erdogan: Industria jonë e mbrojtjes do të plotësojë të gjitha nevojat strategjike

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të kthehet në një vend që zhvillon dhe prodhon vetë të gjitha nevojat e saj strategjike në industrinë e mbrojtjes.

Në fjalimin e mbajtur në samitin e Industrisë Turke të Mbrojtjes, organizuar në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës në Beshtepe (Beştepe), Erdoan tha: “Falë nismave tona të 16 viteve të fundit, arritëm me sukses që ta çojmë vendin shumë përpara”.

Ai nënvizoi rëndësinë e industrisë së mbrojtjes dhe shtoi: “Zotërimi i të ardhurave vetëm nga burimet natyrore dhe tregti dhe mosarritja në një nivel të caktuar në industrinë e mbrojtjes, nuk mund t’ju sigurojë kurrë garancinë e lirisë”.  

Ai vlerësoi edhe punimet e Turqisë për industrinë e mbrojtjes.

“Ato që kemi bëri deri tani i shohim si ushtrime si nxehje dhe si mësim. Shpresoj që këtej e tutje ta vazhdojmë vrapim në një mënyrë më ndryshe. Në fushën e industrisë së mbrojtjes jemi duke ndjekur prodhimin e 650 produkteve të ndryshme me një kapacitet 60 miliardë dollarë. Helikopterin Atak do ta bëjmë edhe më të fuqishëm. Ne jemi duke bërë një përpjekje të pandalë për të përmirësuar edhe më shumë avionin kombëtarë luftarak” tha Erdoan.

Presidenti turk tha se Turqia ka prodhuar mjete ajrore me dhe pa pilotë dhe do të prodhojë mjete akoma edhe më të zhvilluara.

Ai tha se tanku Altay është zhvilluar me teknologji të reja dhe shtoi: “Të gjitha institucioneve tona, i jap edhe një herë direktivën që këtu, që të mos importojnë nga jashtë asnjë material që nuk është shumë urgjent”.

Turqia nuk do të ndalojë deri sa të zhvillojë dhe prodhojë vetë të gjitha nevojat e saj strategjike në industrinë e mbrojtjes.

“Ndërkohë që kemi ardhur në fazën e prodhimit seri të raketave si Kasirga, Bora, Som vazhdojnë edhe punimet për zhvillimin e modeleve të reja. Në këtë fushë jemi duke hedhur dhe do të vazhdojmë të hedhim hapa për raketa me rreze të mesme veprimi. Ky projekt, ku kanë përfunduar testimet e goditjes, do ta transportojnë Turqinë një ligë më lart” tha Erdoan.  

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se helikopteri me qëllime të përgjithshme, i prodhuar me mundësi vendore dhe kombëtare do të quhet “Gokbey”.

 


Lajme të ngjashme