Albayrak: Rritja ekonomike e Turqisë përparon më mirë se pritej

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albajrak (Albayrak) tha se Turqia, me një rritje pozitive në tremujorin e tretë, shfaqi një perfomansë shumë të rëndësishme.

Ministri Allbajrak mori pjesë në Mbledhjen e 5-të të Grupit të Veprimit për Reformën, të zhvilluar në kryeqytetin Ankara.  

Ai vlerësoi në fjalimin e tij, se në çerekun e tretë të vitit, ekonomia turke u rrit me 1,6% dhe duke nënvizuar se, që nga fillimi i muajit tetor, ekonomia ka pasur një rritje edhe më të fuqishme. “Me një nivel rekord, me një deficit të tepërt prej 2,77 miliardë dollarësh, Turqia ka përparuar në mënyrë të shëndetshme në politikat e saj ekonomike” tha Allbajrak.

Ai tha se procesi i ekuilibrimit në ekonomi ka arritur në një pikë akoma edhe më mirë dhe Turqia do të vazhdojë të hedhë me vendosmëri hapa konstruktive dhe pozitive.   

Ministri Allbajrak tha gjithashtu se Mbledhja e tretë e Nivelit të Lartë për Dialogun Ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, do të zhvillohet në muajin shkurt.

Lajme të ngjashme