Turqia ka dhënë 26,5 milionë 'e-viza' në 15 vite

Që nga 17 prill 2013, datë kur është vënë në funksionim Sistemi i Aplikimit për Vizë Elektronike me synimin për të evituar radhët e gjate në pikat e kalimit kufitar dhe aeroporte, janë dhënë 26 milion 487 mijë viza elektronike nga 29,8 milionë aplikime.

1103958
Turqia ka dhënë 26,5 milionë 'e-viza' në 15 vite
Ukraynalıların Türkiye'de vizesiz kalış süresi uzatıldı.jpg
e-vize.jpg
10-11/Files/UploadedImages/9141775456bilgilibyavize.jpg
ukinute-vize-izmedu-turske-i-mongolije_trt-bosanski-26842.jpg

 

Turqia ka dhënë deri më tani rreth 26,5 milionë viza elektronike.

Që nga 17 prill 2013, datë kur është vënë në funksionim Sistemi i Aplikimit për Vizë Elektronike me synimin për të evituar radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar dhe aeroporte, janë dhënë 26 milionë e 487 mijë viza elektronike nga 29,8 milionë aplikime të bëra.

Që nga fillimi nga puna i këtij sistemi që i ofron ‘online’ shërbimet konsullore, Turqia ka siguruar nga vizat elektronike 605 milionë e 251 mijë 887 dollarë të ardhura.

Në krye të listës së vendeve që kanë përfituar më shumë nga ky shërbim brenda kësaj periudhe (2013-2018) qëndron Anglia me 7 milionë e 423 mijë e 658 viza elektronike, pastaj vjen Iraku me 3 milionë e 329 mijë e 481 dhe Holanda me 2 milionë e 664 mijë e 881 viza elektronike. Ndërsa vendet e tjera janë respektivisht: Polonia, Belgjika, Arabia Saudite, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Norvegjia dhe Austria.

Viza turke mund të merret ‘online’ mesatarisht për 3 minuta duke hyrë në faqen e internetit “www.evisa.gov.tr”, e cila shërben për qytetarët e 106 shteteve në 9 gjuhë të huaja (turqisht, arabisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht, holandisht, polonisht dhe kinezisht).



Lajme të ngjashme