Oktay: Turqia përfundoi përgatitjet për operacionin në lindje të Lumit Eufrat

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktaj (Fuat Oktay) tha se kanë përfunduar përgatitjet për operacionin në lindje të Lumit Eufrat në Siri.

Oktay: Turqia përfundoi përgatitjet për operacionin në lindje të Lumit Eufrat

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktaj (Fuat Oktay) tha se kanë përfunduar përgatitjet për operacionin në lindje të Lumit Eufrat në Siri.

Fuat Oktay mbajti një fjalim në seancën për buxhetin në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Ai dha mesazhin e vendosmërisë për të eliminuar elementët terroristë nga kufiri i Sirisë me Turqinë dhe shtoi: “Jemi duke përdorur deri në fund rrugët diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por nëse këto rrugë kthehen në një zvarritje për vendin tonë, ashtu siç thotë edhe presidenti ynë, do të na detyrojmë të bëjmë atë që ne e dimë vetë. Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë”.

Ai i bëri thirrje Amerikës, e cila ka vendosur organizatën separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë, duke thënë: “Ne shohim se kemi qëndrime të ndryshme, që thellohen edhe më shumë, veçanërisht në lidhje me organizatat terroriste YPG/PKK dhe FETO. Ne dëshirojmë një Amerikë që na respekton dhe mbështet në luftën tonë kundër organizatave terroriste”.

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktaj dërgoi një mesazh edhe për perëndimin duke iu referuar protestave në Francë, që lanë pas javën e katërt dhe dhunës së policisë në këto protesta.

“Pamjet që janë vënë re javët e fundit, duke filluar nga Parisi dhe qytetet e tjera të Evropës, kanë treguar kontradiktën dhe dyfytyrësinë e Perëndimit” tha Oktaj.  

Kurse në lidhje me aktivitetet e njëanshme të energjisë nga ana e Greqisë dhe palës greko qipriote në Mesdheun Lindor, Fuat Oktaj foli qartazi dhe tha: “ Dua të nënvizoj se Turqia nuk do të bëjë as tolerancën më të vogël në Qipro për interesat në çështjen e burimeve të hidrokarbureve në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Madje nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë Greqinë dhe palën greko qipriotë, që përkëdhelen nga bashkimi Evropian, që të hedhin hapa kundër vendit tonë dhe turqve të Qipros”.  



Lajme të ngjashme