Altun: Konsulli saudit në Stamboll, bashkëfajtor në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

"Kuptohet që edhe konsulli i përgjithshëm saudit në Stamboll është bashkëfajtor në vrasjen e Khashoggit", u shpreh kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, në një prononcim për agjencinë e lajmeve "Reuters"...

1104452
Altun: Konsulli saudit në Stamboll, bashkëfajtor në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, deklaroi të hënën se është për të ardhur keq që ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka refuzuar të pranojë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e vrasësve të gazetarit Jamal Khashoggi.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve "Reuters", Fahrettin Altun rikujtoi se i ndjeri Khashoggi është viktimë e një krimi mizor në Stamboll dhe se kufoma e tij është copëtuar.

"Zyrtarët e inteligjencës saudite, përfshi këtu edhe një ekspert të autopsisë, kishin ardhur në Turqi për të kryer këtë krim. Kuptohet që edhe konsulli i përgjithshëm saudit në Stamboll është bashkëfajtor në vrasjen e Khashoggit. Në këto kushte, gjykimi i kriminelëve në gjykatat turke është diçka më se e natyrshme", u shpreh ai.

"Kërkesa e Turqisë për ekstradim u ka ofruar autoriteteve saudite shansin që t'i tregojnë botës se 'janë të gatshëm ta zbardhin vrasjen e Khashoggit me të gjitha detajet'. Nga ana tjetër, refuzimi i kërkesës për ekstradimin e vrasësve të Khashoggit do të justifikojë vetëm ata që akuzojnë Arabinë Saudite se përpiqet të mbulojnë krimin. Është në interes të komunitetit ndërkombëtar që drejtësia për gazetarin e ndjerë saudit të kërkohet në platformë ndërkombëtare", shtoi Altun. / AA



Lajme të ngjashme