Mesazhi i ministrit Çavusoglu me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të hënën se vendi i tij do të vazhdojë të jetë shembull për botën me luftën e saj kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut...

Mesazhi i ministrit Çavusoglu me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të hënën se vendi i tij do të vazhdojë të jetë shembull për botën me luftën e tij kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Çavusoglu publikoi një mesazh me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor 2018).

“Sot ne festojmë 70-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, e cila përbën një pikë kthese në historinë e të drejtave të njeriut duke ngritur liritë themelore të qenësishme të gjithë individëve në një nivel universal.

Respektimi i jetës humane dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është trashëgimia e traditës sonë shtetërore dhe kultura jonë e tolerancës, e cila manifestohet në shoqërinë tonë gjithëpërfshirëse. Si një anëtare themeluese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika e Turqisë e ushqen këtë trashëgimi të madhe dhe vazhdon t’i japë një shembull komunitetit ndërkombëtar me nismat që ajo ndërmerr kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën, përmes politikës së saj novatore dhe humanitare.

Si një palë në traktatet kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Turqia ka mobilizuar burimet e saj gjatë vitit të kaluar, ashtu siç ka bërë edhe më parë, për të parandaluar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për t’iu përgjigjur krizës humanitare në të gjitha anët e botës duke vepruar në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.

Përvoja e shtatëdhjetë viteve që nga miratimi i Deklaratës nënkupton se ajo kërkon jo vetëm përpjekjet e vendeve individuale, por gjithashtu vullnetin dhe përpjekjen e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, për të krijuar një botë pa shkeljet e të drejtave të njeriut, ku të gjithë individët mund të bëjnë jetë të denjë për dinjitetin e tyre qenësor. Prandaj të gjitha shtetet, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë duhet të bashkëveprojnë dhe të përdorin mjetet e tyre për të parandaluar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për t’iu përgjigjur në kohë dhe në mënyrë efikase atyre që kanë ndodhur.

Vendi ynë ka luftuar kundër të gjitha kërcënimeve me të cilat është përballur që nga nata e tentativës për grusht shteti të 15 Korrikut (2016), gjatë të cilit kombi ynë ka demonstruar përkushtimin e tij ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe respektin për të drejtat e njeriut. Në kapitullin e ri me fundin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kalimin në sistemin qeverisës presidencial, ne do të vazhdojmë të mbrojmë dhe përparojmë të drejtat e njeriut, si dhe të punojmë drejt synimit tonë për të vendosur dhe ruajtur paqen në rajonin tonë dhe në të gjithë botën.

Me këto mendime, unë i uroj sinqerisht Ditën e të Drejtave të Njeriut kombit tonë dhe gjithë njerëzimit”, thuhet në mesazhin e shefit të diplomacisë turke me rastin e 70-vjetorit të adoptimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (10 dhjetor 1948).



Lajme të ngjashme