Forcat turke të sigurisë neutralizojë 26 terroristë në operacionet e javës së fundit

Ministria turke e Punëve të Brendshme publikoi të hënën të dhënat më të fundit mbi operacionet e sigurisë së brendshme në datat 03-10 dhjetor 2018...

Forcat turke të sigurisë neutralizojë 26 terroristë në operacionet e javës së fundit

Vazhdon me vendosmëri lufta e Turqisë kundër terrorizmit.

Në operacionet e sigurisë së brendshme, të cilat janë realizuar në shkallë vendi gjatë javës së fundit, janë neutralizuar 26 terroristë.

Ministria turke e Punëve të Brendshme publikoi të hënën të dhënat më të fundit mbi operacionet e sigurisë së brendshme në datat 03-10 dhjetor 2018.

Sipas të dhënave të MPB-së, 2 mijë e 817 operacione janë ndërmarrë anembanë vendit gjatë javës së fundit dhe në to janë neutralizuar 26 terroristë, nga të cilët 1 është vrarë, 19 janë kapur të gjallë dhe 6 të tjerë iu janë dorëzuar forcave të sigurisë.

MPB-ja turke thekson gjithashtu se në këto operacione janë shkatërruar 40 vendstrehime dhe shumë municione e materiale jetese të organizatës, si dhe janë ndaluar 4 mijë e 403 persona të implikuar për krime të ndryshme si terrorizëm, trafikim të lëndëve narkotike dhe kontrabandë.



Lajme të ngjashme