Erdogan publikon mesazhin me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 70-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Erdogan publikon mesazhin me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se Dita e të Drejtave të Njeriut u përmbush në një periudhë kur qindra mijëra fëmijë në Jemen u sakrifikuan për konfliktin e interesit, duke shpërfillur të drejtat më themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtën për jetë në vende të tilla si Siria, Iraku, Arakani dhe Palestina.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 70-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare ende duhet të marrë një distancë shumë serioze në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

Kreu i shtetit turk bëri të ditur se paaftësia e strukturave përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit siç është Këshilli i Sigurimit të OKB-së është arsyeja kryesore për përhapjen kaq të madhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Duke vënë në dukje se Izraeli duke përfituar nga heshtja e shoqërisë ndërkombëtare vazhdon me politikat e pushtimit të territoreve, dëbimin dhe dhunën mbi palestinezët, Erdogan tha: “Mendësia që interesat i sheh mbi jetën njerëzore, dallon midis organizatave terroriste dhe përcakton qëndrimin sipas identitetit të shtypësit dhe të shtypurit, e bën Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të pakuptimtë përballë qindra miliona njerëzve”.

Ai bëri të ditur se Turqia gjatë këtij procesi lufton për drejtësi në një shkallë globale duke filluar nga fqinjët e saj.



Lajme të ngjashme