Yildirim: Jemi të vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin rajonal Iran-Rusi-Turqi

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim, mori pjesë në Takimin 2. të Kryeparlamentarëve, me temë “Lufta kundër Terrorizmit dhe Radikalizmit”, mbajtur në kryeqytetin Teheran të Iranit...

1103241
Yildirim: Jemi të vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin rajonal Iran-Rusi-Turqi

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim, mori pjesë në Takimin 2. të Kryeparlamentarëve, me temë “Lufta kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit”, mbajtur në kryeqytetin Teheran të Iranit.

“Ne i kushtojmë rëndësi zgjidhjes së problemeve dhe tashmë dhënies fund këtyre vuajtjeve në rajon. Prandaj jemi të vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin rajonal Iran-Rusi-Turqi”, deklaroi Binali Yildirim gjatë fjalës së rastit në mbyllje të këtij takimi.

Si pjesë e takimit me pjesëmarrjen e Presidentit iranian Hassan Rouhani, Kryetarit të Parlamentit të Iranit Ali Larijani, nënkryetarit të Kuvendit të Kinës Chen Zu, Presidentit të Dumës Shtetërore të Rusisë Vyacheslav Volodin, Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Pakistanit Asad Qaiser dhe Kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Afganistanit Abdul Rauf Ibrahimi, kryeparlamentari turk bëri vlerësime në lidhje me bashkëpunimin që do të bëhet në luftën kundër organizatave terroriste.

Ai theksoi se për të arritur sukses në bashkëpunimin rajonal për luftën kundër terrorizmit, duhet fillimisht një konsensus mbi konceptet, diskurset dhe gjuhën.

“Nëse një organizatë terroristë në një vend nuk konsiderohet e tillë në vendet e tjera, atëherë do të jetë e vështirë që ne të avancojmë shumë. Ato që paguajnë çmim në luftën kundër terrorizmit janë vendet e rajonit, vendet që janë brenda fushëveprimit të terrorizmit. Por me sa shohim, pavarësisht se këtë çmim e paguajnë vendet e rajonit, fatkeqësisht, disa plane dhe synime që formojnë shkaqet dhe burimet e terrorizmit nuk paguajnë asnjë çmim”, ka thënë Yildirim.

Duke u ndalur gjithashtu mbi luftën civile dhe aktet terroriste në Siri, ai ka rikujtuar se Turqia mirëpret rreth 4 milionë (refugjatë) sirianë.

“Natyrisht që ne e bëjmë me kënaqësi edhe këtë, por kjo barrë duhet ndarë në një farë mënyre nga bashkësia ndërkombëtare”, ka shtuar kryeparlamentari turk.

Pasi ka bërë me dije edhe se takimi i radhës do të mbahet në Turqi, Binali Yildirim ka thënë se shpresojnë që në Stamboll të trajtohen çështje më specifike, të cilat nuk patën rastin t’i shqyrtojnë në Teheran, si dhe të nxjerrin rezultate më konkrete.

“Ne do të përgatitemi për këtë në nivel teknik përgjatë një viti”, ka potencuar ai.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim, ka përfunduar kontaktet në kryeqytetin iranian dhe është kthyer në vendin e tij.



Lajme të ngjashme