Takimi Kalin-Jeffrey: Turqia kërkon zgjerimin e udhërrëfyesit për Menbixhin

Sipas informacioneve të marra, zëdhënësi Kallën priti në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë, James Jeffrey.

Takimi Kalin-Jeffrey: Turqia kërkon zgjerimin e udhërrëfyesit për Menbixhin

Në takimin e zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë, James Jeffrey, në rend të ditës erdhi përfshirja e rajoneve të tjera që mbeten në lindje të Eufratit në bashkëpunimin (Turqi-Amerikë), që ndiqet në udhërrëfyesin e Menbixhit.  

Sipas informacioneve të marra, zëdhënësi Kallën priti në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë, James Jeffrey.

Në takim u arrit në konsensus për ekzekutimin me shpejtësi të hartës rrugore të Menbixhit dhe sigurimin e përparimit konkret deri në fund të vitit.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për një punë të përbashkët në mënyrë që udhërrëfyesi i Menbixhit të zbatohet edhe në hapësirat e tjera gjeografike që ndodhen në lindje të Eufratit.  

Së bashku me nënvizimin e suksesit të Samitit Katërsh për Sirinë të zhvilluar muajin e shkuar në Stamboll, u bë e ditur gjithashtu se duhen shpeshtuar takimet e bashkëpunimit me temë Sirinë.

Në takim u shpreh mendimi i përbashkët për krijimin e bazës së nevojshme për përshpejtimin e procesit politik dhe zgjidhjen e përhershme në Siri.

Gjithashtu u shpreh qëndrimi i qartë i Turqisë në lidhje me organizatën terroriste PYD/YPG, u theksua vendosmëria që Turqia nuk do të lejojë ekzistencën e asnjë elementi terrorist në kufirin e saj dhe u ripërsërit ndjeshmëria për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Sirisë.  

 

 

 


Lajme të ngjashme