Kryeparlamentari turk për vizitë në Iran, takohet me Larijanin

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia dhe Irani prej shekujsh janë fqinjë dhe vëllezër.

1102812
Kryeparlamentari turk për vizitë në Iran, takohet me Larijanin

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia dhe Irani prej shekujsh janë fqinjë dhe vëllezër.

Pas takimeve në Kinë dhe Kirgizi, Jëlldërëm shkoi në Iran për të marrë pjesë në mbledhjen e kryeparlamentarëve me temë “Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”. Ai u takua me Kryetarin e Kuvendit të Iranit, Ali Larijani.

Në një deklaratë të shkurtër të bërë përpara takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, kryeparlamentari turk tha; “Jemi fqinjë, jemi vëllezër, prej shekujsh jetojmë së bashku. Si rrjedhojë, nëse Iranit i ndodh gjë, ne e konsiderojmë sikur na ka ndodhur neve. Lumturia juaj është lumturia jonë”.  

Jëlldërëmi dënoi sulmin terrorist në Çabahar dhe shprehu ngushëllimet për viktimat e këtij sulmi.

Edhe Larijani, duke bërë të ditur se në periudhën kur Jëlldërëm ishte kryeministër u përforcuan edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, tha se kërkon që këto marrëdhënie të vazhdojnë.  

Në kuadër të takimeve në Teheran, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm u takua edhe me kryetar i Komitetit të Dumës Shtetërore (kuvendi rus) për Çështjet Ndërkombëtare, Leonid Slutsky.  

 

 


Lajme të ngjashme