Kirgizi - Kryeparlamentari turk Binali Jëlldërëm vizitoi varrin e shkrimtarit Xhengiz Ajtmatov

Kryeparlamentari Jëlldërëm vendosi kurora me lule në varrezat përkujtimore të kirgizve që ranë dëshmorë gjatë kryengritjes kirgize kundër Carit Rus, të intelektualëve kirgizë të masakruar nga regjimi i Stalinit dhe në varrin e Ajtmatovit.

1102238
Kirgizi - Kryeparlamentari turk Binali Jëlldërëm vizitoi varrin e shkrimtarit Xhengiz Ajtmatov

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) vizitoi varrin e shkrimtarit të famshëm Xhengiz Ajtmatov (Cengiz Aytmatov) në Kirgizi.

Kryeparlamentari Jëlldërëm vendosi kurora me lule në varrezat përkujtimore të kirgizve që ranë dëshmorë gjatë kryengritjes kirgize kundër Carit Rus, të intelektualëve kirgizë të masakruar nga regjimi i Stalinit dhe në varrin e Ajtmatovit.  

Jëlldërëm dhe delegacioni që e shoqëronte dëgjuan këndimin e Kuranit në varrin e Ajtmatovit dhe bënë lutje.

Gjatë vizitës Kryeparlamentari Jëlldërëm u shoqërua nga Zëvendësi i Kryetarit të Parlamentit të Kirgizisë, Mirlan Bakirov, Zëvendësi i Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Xhelal Adan (Celal Adan), kryetari i grupit parlamentar të miqësisë turko-kirgize, Sabri Ëztyrk (Sabri Öztürk), deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Ak Partia) nga Karsi, Ahmet Arslan, deputetja e Partisë Popullore Republikane (CHP) nga Ankaraja, Gamze Tashçëer (Gamze Taşçıer) dhe deputeti Partisë së Mirë (IYI Parti) nga Samsuni, Bedri Jashar (Bedri Yaşar).

Kryeparlamentari Jëlldërëm, i cili u takua edhe me Kryeministrin kirgiz, Muhammed Kallëj Abëllgazijev, nga bashkëbiseduesi kërkoi mbylljen e shkollave të organizatës terroriste gyleniste FETO në Kirgizi.

Gjithashtu Kryeparlamentari Jëlldëm në ambasadën turke në Bishkek pati një takim edhe me qytetarët turq dhe përfaqësuesit e turqve mesketianë.

 


Lajme të ngjashme