I dërguari amerikan për Sirinë viziton Ankaranë

Sipas komunikatës me shkrim të Departamentit amerikan të Shtetit, në vizitat që do të realizojë në Turqi dhe Jordani i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë, James Jeffrey do të shoqërohet edhe nga Joel Rayburn.

I dërguari amerikan për Sirinë viziton Ankaranë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë, James Jeffrey sot vjen në Ankara.

Sipas komunikatës me shkrim të Departamentit amerikan të Shtetit, në vizitat që do të realizojë në Turqi dhe Jordani, Jeffrey do të shoqërohet edhe nga nënsekretari i Departamentit, Joel Rayburn.

Në takimet e Jeffrey me autoritetet turke do të bisedohet për gjendjen e fundit në Siri si dhe do të krijohet “Grupi i Punës i Nivelit të Lartë për Sirinë”, vijon komunikata.

Kurse në kontaktet që do të ketë në Jordani, James Jeffrey do të bisedojë për vazhdimin në nivelin më të lartë të presionit mbi regjimin sirian si dhe për hapat që do të ndërmerren në drejtim të zgjidhjes politike në Siri, në përputhje me rezolutën Nr.2254 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Gjatë qëndrimit në Jordani, Jeffrey do të takohet edhe me personelin amerikan me detyrë në formacionin politik për Sirinë që është krijuar këtu.

 


Lajme të ngjashme