Turqia paralajmëroi qytetarët e saj për udhëtime në Francë

Për shkak të protestave që vazhdojnë në Francë, Turqia publikoi një paralajmërim në lidhje me udhëtimet në këtë vend.

1099420
Turqia paralajmëroi qytetarët e saj për udhëtime në Francë

Për shkak të protestave që vazhdojnë në Francë, Turqia publikoi një paralajmërim në lidhje me udhëtimet në këtë vend.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë nga qytetarët turq që do të udhëtojnë në drejtim të Francës me në krye kryeqytetin Paris, kërkohet që të qëndrojnë larg vendeve ku zhvillohen protestat dhe të jenë të kujdesshëm në autostradat dhe në rrugët ndërurbane.

Në mes tjerash në komunikatë, ku rikujtohet se vazhdojnë protestat e filluara nga lëvizja sociale e quajtur “Jelekët e verdhë” me qëllim për të protestuar kushtet ekonomike në Francë, thuhet: “Ngjarjet që kanë ndodhur deri më sot në qytetet e ndryshme të Francës, si mbyllja për trafik e rrugëve ndërurbane, ngritja e barrikadave, uzurpimi i sporteleve në autostrada dhe marshimi në rrugën më të frekuentuar të kryeqytetit Paris, vendosja e barrikadave, djegia e makinave dhe përleshjet me forcat e sigurisë së fundmi u jetuan më 1 dhjetor. Bilanci i protestave që kanë hyrë në javën e tretë është dy të vrarë dhe mbi 850 të lënduar. Në mesin e të lënduarve ndodhet afërsisht 150 pjesëtarë të forcave të sigurisë”.

“Për shkak të protestave që vazhdojnë prej 17 nëntorit e këtej dhe që vijnë duke u ashpërsuar çdo ditë e më shumë, qytetarëve që jetojnë dhe që dëshirojnë të udhëtojnë në Francë, u rekomandojmë të qëndrojnë larg vendeve të protestave dhe të mos qëndrojnë në vende ku do të jetë e kërcënuar siguria e tyre. Në kushtet aktuale gjithashtu është e rëndësishme të jenë të kujdesshëm ndaj mbylljeve të autostradave dhe rrugëve ndërurbane”, u tha në komunikatë.

Gjithashtu thuhet se do të jetë e dobishme që qytetarët turq të ndjekin nga afër mediat vendore në lidhje me zhvillimet dhe të paralajmërimeve shtesë që do të mund të bëhen nga autoritetet franceze, Ministria, ambasada e Turqisë në Paris dhe konsullatat turke në Francë. Në rast nevoje qytetarët turq do të mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve Konsullore.

Në komunikatë bëhet e ditur se numri i Qendrës së Thirrjeve Konsullore në Francë, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë, është +33 180 146 335, ndërsa nga Turqia do të mund të marrin informata në numër +90 312 292 29 29.

 


Lajme të ngjashme