Presidenti Erdogan pas Paraguait kaloi në Venezuelë

Pas vizitës në Paraguai të zhvilluar pas Samitit të Liderëve të G-20-ës të mbajtur në Argjentinë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ndodhet në Venezuelë.

1099489
Presidenti Erdogan pas Paraguait kaloi në Venezuelë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas vizitës në Paraguai kaloi në kryeqytetin Karakas të Venezuelës.

Me të mbërritur në aeroportin “Simon Bolivar” të Karakasit, Presidenti Erdogan u prit nga Ndihmëspresidentja e parë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ministri i Punëve të Jashtme, Jorge Arreaza, ministri i Mbrotjes, Vladimir Padrino, ambasadori i Turqisë në Karakas, Sevki Mutevellioglu dhe ambasadori i Venezuelës në Ankara, Jose Bracho Reyes.

Gjatë vizitës Presidenti Erdogan shoqërohet nga Zonja e Parë, Emine Erdogan, ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

 


Lajme të ngjashme