Erdogan: Për çështjen e Khashoggi do të përfshijmë Kombet e Bashkuara

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi tha se po përgatiten për të përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.

Erdogan: Për çështjen e Khashoggi do të përfshijmë Kombet e Bashkuara

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi tha se po përgatiten për të përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.

Pas Argjentinës, ku shkoi për të marrë pjesë në Samitin e G-20, Presidenti Erdoan kaloi në Paraguai, ku u takua me pjesëtarët e medias.  

Ai tha se Turqia po përgatitet të përfshijë edhe Kombet e Bashkuara në lidhje me çështjen e vrasjes së Jamal Kgashoggi dhe shtoi: “Me shumë mundësi kanë frikë dhe stepen. Ata që merren me këto punë e dinë mirë këtë. Nëse do të jetë e nevojshme, për një dimension në nivel ndërkombëtar, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, do të sjellim veçanërisht në rend të ditës këtë çështje, të cilën ne jemi duke e ndjekur. Në tryezën e rrumbullakët nuk u qëndrua në çështjen e vrasjes së Khashoggi. Por në samitin e liderëve, Kryeministri i Kanadasë (Justin Trudeau), qëndroi mbi këtë çështje edhe pse pak. Por (Princi Trashëgimtarë sausit) Muhammed bin Selman, në përgjigjen e dhënë përdori një shprehje të tillë si “Për sa kohë që krimi nuk vërtetohet askush nuk mund të fajësohet”. Për fat të keq, ne nuk patëm mundësinë të shprehemi, pasi pas kryeministrit fjala iu dha (Presidentit të Francës) Macronit, i cili tha “duhet të kalojmë në seancë”. Nëse ne do të kishim folur, unë do të thosha se cilat janë provat në lidhje me çështjen, do ti shpjegoja ato dhe do nxirrja në shesh atë që duhet bërë për këtë çështje”.

Në prononcim ai iu drejtua udhëheqjes së lartë saudite me fjalët: “Ku është trupi i Khashoggi? Këtë e di ekipi juaj prej 20 vetash. Mos u përpëlitni majtas djathtas. Nëse thoni se punuat me bashkëpunuesin lokal, duhet ta deklaroni. Këtë e dini. Të thoni se nuk e dini, nuk është e besueshme”.

Presidenti Erdoan rikujtoi se deklaratat e Arabisë Saudite të bëra pas zhdukjes së Khashoggi kanë ndryshuar dhe shtoi: “Rikujtoni se në deklaratat e para thanë që Khashoggi u largua nga konsullata pasi mbaroi proceduarat. Ky nuk është një njeri dosido, që të dalë jashtë dhe të mos marrë të fejuarën që po e pret jashtë konsullatës. A mund të ndodhë një gjë e tillë? Kujt dhe çfarë po shpjegoni. Ata menduan se mund të mashtrojnë opinionin publik. Çfarë ndodhi? Një ose dy ditë më pas filluan të bëjnë deklarata të tjera”.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili kishte shkuar në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll, ishte vrarë atje në mënyrë të tmerrshme.

 


Lajme të ngjashme