Çavusoglu: Përfitimet dhe mundësitë e njerëzimit po zhduken dalëngadalë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një artikull në gazetën greke "Kathimerini".

Çavusoglu: Përfitimet dhe mundësitë e njerëzimit po zhduken dalëngadalë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se përfitimet dhe mundësitë e njerëzimit po zhduken dalëngadalë.

Në një artikull të tij të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”, ministri Çavusoglu preku në rëndësinë e edicionit të 5-të të Konferencës së Ndërmjetësimit të organizuar në Stamboll, ndërsa bëri paralajmërime në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve për njerëzimin.

Duke vënë në dukje se problemet si luftërat tregtare, kolonizimet, pabarazia, ksenofobia, islamofobia dhe terrorizmi tregojnë tendencë të rritjes kohëve të fundit, ministri Çavusoglu tha: “Vështirësitë me të cilat po ballafaqohet njerëzimi kohëve të fundit janë duke i shkatërruar dalëngadalë përfitimet dhe mundësitë e njerëzimit”.

Shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se palën fituese do ta përcaktojë fakti se sa njerëz mund të punojnë së bashku për të arritur rezultate pozitive.

Ai paralajmëroi duke thënë që në qoftë se nuk ndërmerret ndonjë iniciativë “fitues do të jenë të këqijtë”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Qëndrimi ‘prit-shiko’ tani nuk është i arsyeshëm. Opsionet e politikave ndryshojnë nga ndërmjetësimi në përdorimin e forcës kundër terroristëve”.

Çavusoglu gjithashtu bëri të ditur se me qasjen humanitare dhe sipërmarrëse të Turqisë në Siri janë spastruar nga organizatat terroriste DAESH dhe PKK/PYD/YPG 4 mijë kilometra katrorë dhe tha se “Sikur të mos u ndërhynte populli jonë ende do të ishte i ekspozuar ndaj sulmeve të këtyre terroristëve dhe zgjidhja politike e tragjedisë në Siri nuk do të ishte e mundur”.

Çavuşoglu vuri në dukje se situata në Siri tregoi edhe një herë se sa pasoja të paparashikueshme mund të kishin shkaktuar një zjarr që djeg një popull dhe vijoi me këto fjalë: “Të gjithë përfshirë edhe ata me mijëra kilometra larg do të vuajnë për shkak të kërcënimeve të terrorit, goditjeve ekonomike, migrimit të parregullt ose për shkak të ndërgjegjes së lënduar njerëzore”.



Lajme të ngjashme