"Turqia gjithnjë i ka prirë kauzës palestineze"

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Yavuz Selim Kiran, tha se Turqia gjithnjë i ka prirë kauzës palestineze dhe shtoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen dhe solidaritetin për popullin e Palestinës.

"Turqia gjithnjë i ka prirë kauzës palestineze"

"Urojmë që ky solidaritet të jetë i dobishëm për kauzën palestineze. Tashmë presim që komuniteti ndërkombëtar të shfaq ndjeshmëri në këtë aspekt dhe të bëjë hapa konkretë", tha Kiran në një aktivitet zhvilluar  në Ankara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidarizimit me Popullin Palestinez, i organizuar nga Ambasada e Palestinës në kryeqytetin e Turqisë.

"Turqia gjithnjë i ka prirë kauzën palestineze. Presidenti ynë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka qenë prijës i kauzës palestineze", shtoi Kiran.

Zëvendësministri turk tha se presidenti Erdoan ka kontribuar në përforcimin e kauzës, popullit dhe shtetit palestinez.

"Presidenti Erdoan ka garantuar se Turqia nuk do t'ia kthejë shpinën Palestinës edhe sikur të gjithë të tjerët ta bënin këtë. Ai (Erdoani) ka thënë se Jerusalemi është vija jonë e kuqe. Ka thënë se do të jetë në anën e popullit palestinez deri në frymën e fundit. Këtu edhe një herë e pamë reflektimin konkret të kësaj", shtoi Kiran.

Ndërkaq, ambasadori palestinez në Ankara, Faed Mustafa, tha se Izraeli në mënyrë të planifikuar shkakton luftë dhe përleshje në vend të paqes dhe stabilitetit.

"Gaza sulmohet, bllokohet, lihet në uri dhe shndërrohet në spitalin më të madh në botë pa u menduar të drejtat e njeriut", tha Mustafa.

Ambasadori Mustafa tha se bëhen përpjekje për hebraizimin e qytetit të Jerusalemit, duke shtuar se me ligjet "fashiste" që ka miratuar, Izraeli do të ndërtojë një shtet aparteidi dhe do t'i japë fund zgjidhjes me dy shtete.

Ambasadori palestinez theksoi se këto praktika të Izraelit inkurajohen nga mbështetja dhe mbrojtja që ofrojnë ShBA-të, qeveria e së cilës, siç tha ai, qorrazi mban anën e qeverisë okupatore.

"Duam të shfaqim falënderimet dhe mirënjohjen tonë për kryesinë, qeverinë dhe popullin e Republikës së Turqisë për qëndrimin që kanë në lidhje me kauzën e popullit tonë. Mbështetja, përpjekjet, qëndrimi, idetë dhe iniciativat e Turqisë janë krenari për ne. Ky është reflektim i marrëdhënieve të thella historike mes Palestinës dhe qeverive të Turqisë dhe popujve vëllezër", tha Mustafa.



Lajme të ngjashme