Turqi - 1,5 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koxha (Koca) deklaroi të enjten se në botë nuk ka ndonjë vend tjetër që të ofrojë shërbime shëndetësore me çmimet e Turqisë.

Turqi - 1,5 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi shëndetësor

Në një prononcim për agjencinë turke të lajmeve AA (Anadolu Agency) ministri Koxha tha se shtetasit që vijnë më shumë në Turqi për trajtime shëndetësore janë ata nga Azerbajxhani, Iraku, Gjeorgjia, Gjermania dhe Rusia.

Të ardhurve u ofrohen shërbime cilësore në shumë fusha, kryesisht në onkologji, okulistikë, neurokirurgji dhe radioterapi, vijoi Koxha, duke shtuar se një nga avantazhet më të mëdha të Turqisë në sektorin e turizmit shëndetësor është pozicioni i saj gjeografik, pasi ajo është vetëm 4,5 orë me avion larg një popullsie 1,5 miliardë banorëshe, dhe kemi të bëjmë me një grup me të ardhura të mesme-të larta.

“Në botë nuk ka ndonjë vend tjetër që ti ofrojë shërbimet shëndetësore me këtë çmim”,- theksoi ministri turk.

“Deri më sot nga turizmi shëndetësor kemi siguruar 1,5 miliardë dollarë të ardhura, por ne nuk e vlerësojmë si të pamjaftueshme këtë shifër. Mendojmë se deri në vitin 2023 kjo shifër mund të pesëfishohet”, tha ai.

 


Lajme të ngjashme