Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia dënoi ashpër refuzimin e gjykatës britanike për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy deklaroi se arsyet për vendimin e gjykatës britanike për të refuzuar ekstradimin e anëtarëve të FETO-s janë të pabaza.

Turqia dënoi ashpër refuzimin e gjykatës britanike për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s

Turqia reagoi ashpër ndaj Anglisë pas refuzimit për të ekstraduar anëtarët e organizatës terroriste gyleniste FETO.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy deklaroi se arsyet për vendimin e gjykatës britanike për të refuzuar ekstradimin e anëtarëve të FETO-s janë të pabaza.

“Pritshmëritë tona janë në drejtim të ekstradimit të menjëhershëm të këtyre personave në Turqi për t'i gjykuar në gjykatat turke. Këta persona janë ndër anëtarët e shquar të organizatës terroriste gyleniste FETO, që kryen përpjekjen e dështuar për grusht shtet më 15 korrik, duke marrë jetën e 251 shtetasve të pafajshëm dhe plagosjen e mijëra të tjerëve”, deklaroi zëdhënësi Aksoy.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë drejtim.

“Autoriteteve britanike iu theksua fuqimisht se vendimi i gjykatës, e cila refuzoi ekstradimin e të akuzuarve në vendin tonë, është i papranueshëm dhe thellësisht zhgënjyes”, përfundoi deklaratën e tij zëdhënësi Aksoy.

 


Lajme të ngjashme