Rezervat e Bankës Qendrore të Turqisë rriten me 432 milionë dollarë brenda një jave

Rezervat e përgjithshme të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB) janë rritur me 432 milionë dollarë javën e kaluar duke arritur në 90 miliardë e 178 milionë dollarë...

Rezervat e Bankës Qendrore të Turqisë rriten me 432 milionë dollarë brenda një jave

Rezervat e përgjithshme të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB) janë rritur me 432 milionë dollarë javën e kaluar duke arritur në 90 miliardë e 178 milionë dollarë.

Sipas raportit javor mbi Statistikat Monetare dhe Bankare të TCMB-së, rezervat bruto në valutë të Bankës Qendrore janë rritur me 150 milionë dollarë për të arritur në 71 miliardë e 158 milionë dollarë më 23 nëntor. Rezervat bruto në valutë ishin 71 miliardë e 8 milionë dollarë në javën që përfundoi më datë 16 nëntor.

Në të njëjtën periudhë, rezervat në ar kanë arritur në 10 miliardë e 20 milionë dollarë, nga 18 miliardë e 738 milionë dollarë që ishin një javë më herët, duke shënuar një rritje me 282 milionë dollarë.

Kështu, stoku i përgjithshëm i rezervave të Bankës Qendrore turke ka kapur vlerën e 90 miliardë e 178 milionë dollarëve javën e kaluar, nga 89 miliardë e 746 milionë dollarë që ishte dy javë më parë, me një rritje totale prej 432 milionë dollarësh.



Lajme të ngjashme