Ushtria turke neutralizoi 6 terroristë në veri të Irakut

Sipas një njoftimi të shkruar të Shtatmadhorisë turke në operacionin ajror të Forcave të Armatosura Turke (FAT) në zonën Zap në veri të Irakut janë neutralizuar 6 terroristë.

Ushtria turke neutralizoi 6 terroristë në veri të Irakut

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se në zonën Zap në veri të Irakut është kryer një operacion ajror, në të cilin janë asgjësuar pozicione zjarri, vendstrehime dhe depo municioni të organizatës separatiste terroriste PKK si dhe janë neutralizuar 6 terroristë në përgatitje për të sulmuat bazat ushtarake turke afër kufirit.

Nga ana tjetër është neutralizuar edhe terroristi i PKK-së, Ali Akbaş, i njohur me kodin Zinar Amed, përgjegjës i të ashtuquajturës Forca Lindore e Provincës së Erzurumit, i cili bënte pjesë në listën e personave të kërkuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në një komunikatë të shkruar të Ministrisë thuhet se në operacionet që janë kryer kundër organizatës terroriste PKK/KCK në fshatin Malazgirt Tatargazi të provincës Mush (Muş) janë kapur të vrarë 2 terroristë.

Sipas konstatimeve të bëra njëri prej terroristëve të neutralizuar është Ali Akbaş, i njohur me kodin “Zinar Amed”, përgjegjës i të ashtuquajturës Forca Lindore e Provincës së Erzurumit dhe që bënte pjesë në kategorinë me ngjyrë gri të listës së Ministrisë për “Personat e kërkuar për terrorizëm” dhe të për të cilin ishte vendosur shpërblimi 300 mijë lira turke (60 mijë dollarë), thuhet në vijim të të njëjtës komunikatë.

Gjithashtu në operacion janë kapur e konfiskuar armë automatike të llojeve “M-16” dhe “Kalashnikof” si dhe një sasi e madhe municioni.

 


Lajme të ngjashme