Turqi – Ministri i Drejtësisë reagon ndaj vendimit të gjykatës britanike

“Vendimi refuzues i Anglisë është në cilësinë e një vlerësimi me përmbajtje politike, kështu që për ne është i papranueshëm”, ka shkruar ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gul në Twitter.

Turqi – Ministri i Drejtësisë reagon ndaj vendimit të gjykatës britanike

Ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) ka reaguar ndaj vendimit të Anglisë për të refuzuar kërkesën e Turqisë në lidhje me ekstradimin e Hamdi Akin Ipek, një i pandehur në kërkim për çështjen kryesore gjyqësore të Organizatës Terroriste Fetullahiste (FETO) dhe ish-presidenti i kompanisë “Koza Holding”.

“Vendimi refuzues i Anglisë është në cilësinë e një vlerësimi me përmbajtje politike. Për këtë arsye vendimi për të refuzuar kërkesën e ekstradimit dhe arsyetimet janë të papranueshme për ne”, tha ministri i Drejtësisë në një postim që ka bërë në Twitter.

“Refuzimi nga e Anglisë i kërkesës tonë në lidhje me ekstradimin e Akin Ipek, Ali Çelik dhe Talip Buyuk, persona në kërkim për lidhje me FETO-n, është i papranueshëm. Kërkesa për ekstradim e gjyqësorit turk është bërë duke respektuar të drejtën dhe konventat ndërkombëtare”, shkruan ministri Gyl në Twitter dhe e vazhdon kështu reagimin e tij:

“Ajo çfarë presim nga Anglia është të realizojë ekstradimin e terroristëve të arratisur, pjesëtarë të FETO-s, si domosdoshmëri e të drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, por edhe të tregojë përmes kësaj edhe miqësinë dhe aleancën e saj. Ne do ta vazhdojmë përpjekjen tonë në lidhje me ekstradimin derisa pjesëtarët e organizatës terroriste të japin llogari para drejtësisë turke”.



Lajme të ngjashme