Erdogan: Është kusht që OKB-ja të reformohet

Presidenti Erdogan foli në takimin e Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OIC) të mbajtur në Stamboll.

Erdogan: Është kusht që OKB-ja të reformohet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se është kusht që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të reformohet.

Duke folur në takimin e Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OIC) të mbajtur në Stamboll, Presidenti Erdogan tha: “Kam dëshmuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbrojtur interesat e anëtarëve të përhershëm. 5 anëtarë të përhershëm dhe të gjithë janë të detyruar për të bërë atë çfarë thotë njëri prej tyre. Kam dëshmuar se ata nuk mendojnë për jetën e fëmijëve somalezë aq sa mendojnë për numrin e balenave në pole. Ne e dimë se ka shumë pakë vlera, të cilat ata i vlerësojnë përveç parave, naftës dhe diamanteve. Ne nuk jetojmë më në botën e pas Luftës së Parë Botërore. Tani u themelua një botë e re. Në Këshill janë 5 vende të përhershme dhe 15 anëtarë të përkohshëm. Ju lutem që askush të mos e mashtrojë njëri-tjetrin me këto 15 vende. Vendet anëtare të përkohshme nuk kanë asnjë vlerë aty. Çdo gjë ndodhet në duart e 5 vendeve të përhershme, madje në duart e vetëm një anëtari. Është kusht që sistemi i OKB-së të reformohet”.

Presidenti Erdogan në fillim të fjalës së tij përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe në cilësinë e Kryetarit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Kryetarit të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar mysafirëve u urojë mirëseardhje në Turqi.

Duke vënë në dukje se “Sa më shumë që vendet anëtare të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar e rrisin tregtinë mes tyre aq më të fortë do të jenë”, Presidenti Erdogan tha se “Përdorimi i monedhave kombëtare në tregtinë mes nesh është shumë e rëndësishme që të shkatërrojmë prangat imperialiste”.

 

Kreu i shtetit turk gjithashtu vuri në dukje se nuk do të lejojnë formimin e shteteve terroriste në rajon me pretekst të luftës kundër organizatës terroriste DAESH, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Krizën në Siri do ta vendosim ne në binarë, e jo të tjerët. Nga Berlini në Paris, nga Brukseli në Moskë, ne do të luftojmë kundër terroristëve kudo që janë që të mos i vrasin njerëzit e pafajshëm. Duke i inkurajuar qytetarët tanë për të vizituar Jerusalemin, do të parandalojmë pushtuesit nga shuarja e llambave në këtë vend. Ne do të jemi të parët që do ti thonë jo errësimit të ardhmes sonë nëpërmjet organizatave terroriste si FETO, PKK, Al-Kaeda, Al-Shebab. Do të dalim kundër përpjekjeve për formimin e shteteve të reja të terrorit në rajonin tonë. Do të jemi të parët që ngrenë zërin përpara persekutimit dhe padrejtësisë”.



Lajme të ngjashme