Pakistan – Interes i lartë për prodhimet e industrisë turke të mbrojtjes në panairin IDEAS

Prodhimet e industrisë turke të mbrojtjes kanë ngjallur interes të lartë në Panairin dhe Seminarin Ndërkombëtar të Mbrojtjes (IDEAS) në Pakistan...

Pakistan – Interes i lartë për prodhimet e industrisë turke të mbrojtjes në panairin IDEAS

Prodhimet e industrisë turke të mbrojtjes kanë ngjallur interes të lartë në Panairin dhe Seminarin Ndërkombëtar të Mbrojtjes (IDEAS) në Pakistan.

Organizuar në qytetin Karaçi, edicioni i 10-të i këtij panairi të rëndësishëm hapi dyert pas fjalës përshëndetëse të Presidentit pakistanez, Arif Alvi.

Në këtë eveniment ndërkombëtar marrin pjesë përfaqësues të industrive të mbrojtjes dhe delegacione zyrtare të nivelit të lartë nga shumë vende të botës.

Industria turke e mbrojtjes, e cila nënshkroi sivjet dy marrëveshje të rëndësishme për eksportin e luftanijeve kombëtare “MILGEM” dhe helikopterëve sulmues “ATAK” në Pakistan, po bën një pjesëmarrje të fuqishme në IDEAS, një prej panaireve më në zë të rajonit.

Turqia merr pjesë në këtë organizim me drejtues të lartë të Shoqatës së Eksportuesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe 25 kompani anëtare të saj, nën lidershipin e Departamenti të Industrisë së Mbrojtjes.

Në panairin IDEAS promovohen, prezantohen dhe ekspozohen prodhime të ndryshme të firmave të industrisë turke të mbrojtjes, mes të cilave vlen të përmenden platformat e mjeteve të blinduara, mjetet e ndryshme ajrore me dhe pa pilot, sistemet detare, sistemet e armëve, sistemet elektronike, municionet, simulatorët, produktet e tekstileve ushtarake, njësitë e mbështetjes logjistike dhe shërbimet e mbrojtjes.

Pas ceremonisë së hapjes, Kryetari i Shtetit të Pakistanit, Arif Alvi, vizitoi stendat e firmave të industrisë turke të mbrojtjes, ku u informua mbi helikopterin “ATAK” nga zyrtarët e Kompanisë Turke të Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAS/TAI).

Në stendën e TAI-t, Presidenti Alvi iu dhurua një maket i Helikopterit Sulmues dhe Zbulues Taktik, “T129 ATAK”.

Delegacioni zyrtar turk në panairin IDEAS po zhvillon bisedime me autoritetet pakistaneze në veçanti dhe me përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në përgjithësi.



Lajme të ngjashme