Presidenti Erdogan shpall kandidatët për kryetarë bashkie në 40 rrethe të Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli të shtunën emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie në 40 rrethe të vendit gjatë një takimi të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), organizuar në Qendrën e Kongreseve “Haliç” të Stambollit...

Presidenti Erdogan shpall kandidatët për kryetarë bashkie në 40 rrethe të Turqisë

Kryetari i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli të shtunën emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie në 40 rrethe të vendit gjatë një takimi të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), organizuar në Qendrën e Kongreseve “Haliç” të Stambollit.

Megjithatë në mesin e këtyre emrave mungonin kandidatët për tri bashkitë më të mëdha të Turqisë: Stamboll, Ankara dhe Izmir.

Presidenti Erdogan njoftoi gjithashtu se manifestin zgjedhor të AK Partisë për vendoret e marsit 2019 do ta publikojnë brenda muajit të ardhshëm, pasi të kenë shpallur emrat e të gjithë kandidatëve.

Ai falënderoi veçanërisht kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, i cili bëri me dije një ditë më parë se nuk do të nxjerrin kandidatë për kryetarë bashkie në tri qytetet e mëdha të vendit për të mbështetur kandidatët e AK Partisë.

Zgjedhjet vendore në Turqi do të mbahen më datë 31 mars 2019.



Lajme të ngjashme