24 Nëntori, Dita e Mësuesit në Turqi

Në këtë ditë të lumtur si çdoherë jemi pranë mësuesve tanë, të cilët mbajnë mbi supe barrën e detyrës së arsimimit të shoqërisë.

24 Nëntori, Dita e Mësuesit në Turqi

 Sot në Turqi kremtohet Dita e Mësuesit. Në këtë ditë të lumtur si çdoherë jemi pranë mësuesve tanë, të cilët mbajnë mbi supe barrën e detyrës së arsimimit të shoqërisë.

Ndërtimi i një të ardhmeje të suksesshme kalon nga rinia e arsimuar me përkushtimin dhe dashurinë e mësuesve. Vetëm mësuesit mund t’u afrohen fëmijëve të të tjerëve me dashuri dhe dhembshuri.

Ne nuk do ti lëmë vetëm ata në këtë detyrë të shenjtë që po bëjnë. E shprehim edhe një herë nevojën e tyre për ndërtimin e të ardhmes.

I përkujtojmë me respekt dhe u urojmë edhe njëherë të gjithë punonjësve të arsimit Gëzuar Ditën e Mësuesit!  

Me propozim të UNESCO-s në shumë vende të botës Dita e Mësuesit festohet në 5 tetor që nga viti 1994. Kurse në Turqi kjo ditë është festuar shumë vite më parë.

24 Nëntori është zgjedhur për të shënuar Ditën e Mësuesit në Turqi, sepse në datën 24 nëntor 1928 Mustafa Qemal Ataturku ka pranuar detyrën e Kryemësuesit të Shkollave Kombëtare.



Lajme të ngjashme