UNESCO lavdëron Turqinë për trajtimin e refugjatëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) ka vlerësuar politikat e Turqisë për arsimimin gjithëpërfshirës që u bën refugjatëve...

UNESCO lavdëron Turqinë për trajtimin e refugjatëve

Raporti i përgatitur nga UNESCO me titullin "Migracioni dhe arsimi: Ndërton ura, jo mure" vlerëson lartë politikat për arsimin gjithëpërfshirës që ndjekin ndaj refugjatëve Libani, Jordania dhe Turqia, e cila strehon sot 1/3 e refugjatëve sirianë në botë.

Raporti bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të siguruar që vendet në fjalë të realizojnë objektivat e tyre lidhur me zbatimin e sistemit arsimor që i përfshin të gjithë.

Pas integrimit të sirianëve në sistemin e saj të mbrojtjes sociale, Turqia synon që deri në vitin 2020 të përfshijë të gjithë refugjatët në sistemin kombëtar të arsimit. Turqia dhe dy vendet e tjera sipas mundësive u ofrojnë ndihmë refugjatëve sirianë që të gjejnë punë me diplomat që ata zotërojnë, thuhet në vijim të raportit të UNESCO-s.

Si rezultat i përpjekjeve rajonale, raporton UNESCO, deri prillin e kaluar janë siguruar 248 milionë dollarë për shkollimin e refugjatëve sirianë dhe kjo sasi përbën vetëm 28% të shumës prej 873 milionë dollarëve që nevojiten.



Lajme të ngjashme