Baku – Takim trepalësh i Komandantëve të Forcave të Armatosura Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji

Në Baku u realizua të mërkurën takimi trepalësh i Komandantëve të Forcave të Armatosura Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji...

Baku – Takim trepalësh i Komandantëve të Forcave të Armatosura Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji

Në Baku u realizua të mërkurën takimi trepalësh i Komandantëve të Forcave të Armatosura Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji.

Të pranishëm në takimin e organizuar në kryeqytetin azerbajxhanas ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralarmate Yasar Guler, ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, gjeneralarmate Zakir Hasanov dhe kreu i Shtatmadhorisë së Gjeorgjisë, gjeneralmajor Vladimer Chachibaia.

Menjëherë pas takimit, ministri Hasanov dhe gjeneralët Guler e Chachibaia firmosën një protokoll të përbashkët, ndërsa në vijim të ceremonisë së nënshkrimit organizuan një konferencë shtypi.

Gjenerali turk bëri me dije se kanë shkëmbyer mendime të sinqerta për zhvillimet rajonale të këtyre ditëve, kur paqja dhe stabiliteti janë shumë të rëndësishme si në shkallë rajonale ashtu edhe në atë globale.

Ministri azerbajxhanas tha nga ana e tij se në takim është analizuar situata ushtarake dhe politike e rajonit duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet tri shteteve vëllazërore është i nivelit strategjik.

Kurse gjenerali gjeorgjian vuri në pah se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet vendit të tij, Turqisë dhe Azerbajxhanit është me rëndësi madhore në aspektin e sigurisë rajonale.

Pasi nënvizoi gjithashtu se stërvitjet ushtarake ndërmjet tri vendeve në fjalë do të vazhdojnë edhe në vijim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë bëri me dije se bashkëpunimi mes tyre do të zgjerohet edhe në fushat e arsimit dhe sportit.



Lajme të ngjashme