Turqia dëshiron në Qipro zgjidhje të përbashkët sipas rezolutave të OKB-së

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor (TBMM), Binali Jëlldërëm (Yılıdrım) tha se Turqia dëshiron një zgjidhje të përbashkët ndërmjet Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe pjesës greke të Qipros në përshtatje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Turqia dëshiron në Qipro zgjidhje të përbashkët sipas rezolutave të OKB-së

Në fjalën që mbajti në Sesionin e 8-të të Këshillit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turqishtfolëse (TURKPA), që filloi punimet të martën në Izmir, Binali Jëlldërëm foli në konferencën me temë “E ardhmja e bashkëpunimit ndërparlamentar: Qasje të reja bashkëpunuese”.

“Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të TURKPA-së, që zhvillohet me rastin e 10-vjetorit të krijimit të saj, merr pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Teberryken Aluçaj (Teberrüken Aluçay)”,- u shpreh Jëlldërëm, duke shtuar se RTQV-ja po bën një përpjekje të madhe për mirëqenien dhe lumturinë e popullit të vet në ishull që kur ka shpallur pavarësinë 35 vite më parë në Ishullin e Qipros.

“RTQV-ja luftën e saj për ekzistencë e vazhdon pavarësisht të gjitha kufizimeve dhe padrejtësive që i bëhen. Qëllimi dhe pritja jonë është gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët ndërmjet Qipros së Jugut dhe Qipros së Veriut në formën e një mirëqeverisjeje të drejtë të ishullit sipas rezolutave të OKB-së”,- u shpreh kryeparlamentari Jëlldërëm.

“Që në fillim Turqia ka dhënë kontribut pozitiv në përpjekjet që janë bërë nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) për një zgjidhje të përbashkët në ishull”,- nënvizoi Jëlldërëm dhe shtoi se një kontribut të tillë Turqia do të vazhdojë ta japë edhe në të ardhmen.

 


Lajme të ngjashme